E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Antigona", paralele tragjedish në Durrës

 

Tragjedia më e njohur e botës antike ndërthuret me një nga tragjeditë më absurde moderne. Tirania e një mbreti tiran dhe ngjarja e Gërdecit vijnë së bashku në tragjedinë "Antigona". "Antigona" e dramaturgut francez Zhan Anui do të shfaqet në Durrës mbrëmjen e 4 nëntorit, nën regjinë e regjisorit italian Yuri Dini dhe nën interpretimin e aktorëve Neritan Liçaj, Ermela Teli. Valerie Desmart nga Franca, etj,. Me kombësi të ndryshme, aktorët do të komunikojnë me publikun më së shumti me gjuhën e imazhit dhe atë të teatrit modern. Një gjë e tillë do të përbëjë një risi absolute për Durrësin. "Antigona" është në kërkim të spektatorit të ri. Në Durrës ajo vjen si produksion i kompanisë "Ba.H", me financimin e Bashkisë së qytetit. Gjatë shfaqes do të publikohen imazhet e tragjedisë së Gërdecit. Në këtë mënyrë do të gërshetohet artistikisht tragjedia "Antigona" e botës antike, me atë që ndodhi në fshatin Gërdec, e cila është një tragjedi e ditëve tona.           o.u.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›