Mallakastër, 2 vatra zjarri. Digjen 42 hektarë shkurre, ullinj e pisha
MALLAKASTER- 2 vatra të mëdha zjarri në Mallakastër kanë shkrumbuar në total rreth 42 hektarë shkurre, ullinj dhe pisha.
Mësohet se vatrat e zjarrit janë evidentuar gjatë ditës së sotme, kur edhe kanë marrë përmasa të mëdha. Një prej vatrave të zjarrit raportohet në fshatin Usonjë, ku flakët kanë përfshirë dhe djegur rreth 12 hektarë me shkurre dhe ullinj, ndërsa tjetra në fshatin Kashë ku janë djegur 30 hektarë me pisha dhe shkurre.
Në vendgjarje ndodhen forcat zjarrfikëse nga Ballshi dhe Fieri, të cilat duket se kanë hasur vështirësi ndërhyrjeje për shkak të terrenit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)