Perkujtohet 65 vjetori i kryengritjes antikomuniste te Postribes
Nje grup historianesh perkujtuan 65 vjetorin e kryengritjes antikomuniste te Postribes. Konferenca shkencore u organizua nga Instituti i Studimit te Krimeve dhe pasojave te Diktatures. Studiuesit thane se kjo ishte levizja e pare antikomuniste pas luftes se dyte boterore ne te gjithe Europen.
Instituti i Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit organizoi sot ne Muzeun Historik ne Tirane nje konference shkencore per kryengritjen antikomuniste te Postribes. Historiane dhe foles te tjere pershkruan me dokumente e kujtime ngjarjen e 9 shtatorit 1946 kur mbi nje mije nacionaliste shqiptare te organizuar nga Jup Kazazi vendosen te shperthejne kryengritjen e pare antikomuniste ne Shqiperi dhe ne te gjithe Europen e kampit socialist.
Historiani Uran Butka tha se kryengritesit e mbledhur rreth Jup dhe Zenel Kazazit Osman Haxhise Dulo Kalit Cin e Gjon Serreqit Rasim Gjyrezit Pjeter e Kole Dedes ishin te gjithe patriote shqiptare qe po ashtu si antikomuniste kishin qene edhe antifashiste dhe antinaziste sepse enderronin qe Shqiperia te zhvillonte demokracine dhe te mos binte nen thundren e diktaturave.
Krahas nacionalisteve banore te qytetit te Shkodres fshatrat qe moren pjese me me shume luftetare ishin Postriba Zadrima Obliku Guri i Zi Ana e Malit dhe shume te tjere me te vegjel. Plani i kryengritesve ishte qe te merrnin nen kontroll prefekturen e Shkodres kazermat dhe komanden e ushtrise aty dhe te lironin mbi 2 mije antikomuniste nga burgu i qytetit dhe nga burgje me te vogla qe sherbenin per hetuesi dhe tortura.
Folesit kujtuan se Jup Kazazi truri i kryengritjes antikomuniste te Postribes ne 1946 udhehoqi disa vite me pare forcat anti-italiane ne Luften e Recit. Sipas zotit Mergim Korca nje bashkekohes i protagonisteve te kryengritjes keta nacionaliste u perpoqen te pengonin instalimin e diktaturave fashiste e komuniste sepse donin demokracine. Ai tha se shqiptaret i rezistuan diktatures komuniste me teper se sa nje dekade qe kur moren pushtetin me dhune dhe vrasje ne 1944. Ndersa dr.Pjeter Pepa u beri thirrje historianeve shume prej te cileve kane hartuar librat e propagandes diktatoriale te Enver Hoxhes qe te kthjene koken pas dhe te vleresojne keto ngjarje te fuqishme antikomuniste qe e nderojne popullin shqiptar i cili e do lirine dhe luftoi per demokraci edhe ne kushtet me te renda te masakrave.
Diktatura komuniste vra pa gjyq dhe burgoi dhjetera mijera kundershtare politike te saj duke shuar me dhune tortura dhe persekutime te pashembullta cdo perpjekje per demokraci. Kujtimi i 65 vjetorit te Kryengritjes Antikomuniste te Postribes eshte sipas organizatoreve nje rast per te hedhur drite mbi ngjarjet e pergjakshme te diktatures per te nderuar antikomunistet dhe demokratet e pare dhe per tu treguar brezave te rinj te verteten mbi sakrificat qe kane bere shqiptaret per liri.