E Diel, 1 Nëntor 2026

Lambrinidis Bisedimet e vetmja rruge evropiane per zgjidhjen e ceshtjeve Kosove-Serbi

Shefi  i diplomacise greke Stavros Lambrinidis ka bere thirrje per vazhdimin e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian. Ai i beri keto komente gjate qendrimit ne Prishtine ne kuader te vizitave qe ka bere ne rajon ne kuader te bisedimeve per ardhmerine evropiane te Ballkanit dhe sic tha per te promovuar agjenden 2014 per anetaresimin e vendeve te Ballkanit perendimor ne Bashkimin Evropian.

Pas takimit me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci ai tha se dialogu eshte e vetmja rruge evropiane per zgjidhjen e ceshtjeve ndermjet Kosoves dhe Serbise dhe jo dhuna dhe perdorimi i armeve.

Ai tha se Athina nuk ka ndryshuar qendrimin e saj kundruall pavaresise se Kosoves por Greqia do te mbeshtese Kosoven ne proceset per afrimin me Bashkimin Evropian.

Greqia eshte nje nga pese vendet e Bashkimit Evropian qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves.

Ministri grek tha se vendi i tij eshte i perkushtuar per ardhmerine evropiane te rajonit dhe per kete arsye javen qe vjen ai se bashku me ministrin e jashtem italian Franco Frattini do te shkojne ne Tirane ne nje mision te perbashket per ti dhene nje shtyse procesit te integrimit evropian te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›