E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, gjendet e mbytur nëna e 3 fëmijëve

 

ELBASAN-Gjendet e mbytur në ujërat e rezervuarit nëna e tre fëmijëve. Ngjarja është regjistruar në Komunën Tregan kur banorët në afërsi të rezervuarit kanë gjetur mbi ujë trupin e një gruaje. Ata kanë lajmëruar policinë dhe shumë shpejt kanë mbërritur agjentët duke bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë të gruas, e cila ishte larguar nga shtëpia dy ditë më parë. Flutura Toromani (Debrova)

32-vjeç, me banim në fshatin Kuçuk të komunës Tregan ishte larguar nga shtëpia mesditën e së premtes dhe vetëm mëngjesin e djeshëm trupi i saj është parë në ujërat e rezervatit të Treganit. Sipas të dhënave të para, gruaja, nënë e tre fëmijëve, nuk kishte thënë asgjë kur ishte larguar nga shtëpia ku edhe kishte lënë fëmijët gjë që ka hedhur dyshime për një vetëmbytje të saj. Bashkëshorti i 32-vjeçares ndodhej emigrant dhe një nga shkaqet që kanë sjellë depresionin dyshohet se kanë qenë problemet ekonomike të familjes. Gjithsesi një grup hetimor ka mbërritur në fshatin Kuçuk dhe janë në vazhdim hetimet për të zbardhur shkaqet që mund ta kenë çuar gruan drejt vetëvrasjes. Muajin e fundi, numri i vetëvrasjeve në Elbasan është rritur ndjeshëm. Vetëm këtë muaj kanë gjetur vdekjen të vetëhelmuar dhe të hedhur nga lartësitë 3 persona, mes të cilëve një fëmijë 13-vjeç. Ndërkohë një numër i madh tentativash janë regjistruar në spital pasi kanë përdorur helm për t’i dhënë fund jetës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›