E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallakastër, hyjnë për të vjedhur, i zoti i shtëpisë vret njërin nga hajdutët

Gazeta Shqip

Policia-e-FieritNjë person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Ngracie të Mallakastrës pasi kishte shkuar për vjedhur në një banesë dhe është qëlluar nga i zoti i shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës së djeshme, kur 4 hajdutë kanë shkuar për të vjedhur në shtëpinë  e Ylli Kapllanajt, në fshatin Ngracie të Mallakastrës, por i zoti i shtëpisë ka reaguar duke qëlluar me armë në drejtim të tyre prej nga ka mbetur i vrarë një prej grabitësve.

Sipas policisë, viktima ndodhet në morg dhe është ende i paidentifikuar, ndërkohë që është shoqëruar në komisariat Kapllanaj dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tre personave të tjerë që kanë hyrë në shtëpinë e tij për të vjedhur.

20 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Mallakastër, hyjnë për të vjedhur, i zoti i shtëpisë vret njërin nga hajdutët burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›