E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallakastër, prej ditësh banorët pa energji elektrike

Banorët e komunës Fratar veç problemeve që kanë me shkarjet masive të dheut në disa fshatra kodrinorë të kësaj komune vuajnë edhe pasojat e energjisë elektrike me tension shumë të ulët. Janë me mijëra banorë të komunës Fratar të rrethit Mallakastër. Prej disa vitesh  ata vuajnë nga kjo dukuri. Banorët shprehen se veç mungesës disa orësh të energjisë

elektrike edhe kur dritat vijnë vijnë me tension shumë të ulët, që nuk mjafton as për ndriçim dhe jo më për pajisjet elektro-shtëpiake. Sipas tyre kjo ka sjellë dëmtim  tek pajisjet elektor shtëpiake, por dëmi më i madh është tek fëmijët e vegjël, nxënës të cilët nuk arrijnë në këto ditë dimri të lexojnë dhe shkruajnë. Fëmijët , nxënës shkollash të kësaj komune shprehen se drita diellore mungon qysh pas orës 17 e 30 dhe u duhet të mësojnë me energji elektrike. Banorët shprehen se vetëm gjatë muajve të verës duket sikur shtëpitë e tyre ngopen me ndriçim pasi gjatë stinës së dimrit, tensioni nuk i kalon 150 volt. Ndërkohë edhe kryetarja e komunës Fratar Sabire Hoxha shprehet se i ka kërkuar OSSH  në Fier që të marrë masa urgjente në këto fshatra. Kemi disa muaj që fshatrat e komunës Fratar nuk kanë ndriçim të mjaftueshëm. Ne nuk po shikojmë asnjë reagim pozitiv ndaj këtij problemi megjithëse kam shkuar disa herë në filialin elektrik në Fier dhe u kam dërguar shkresa zyrtare për zgjidhjen e këtij problemi, ka vijuar Hoxha.

 
O. Filka

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›