Mallkimi që i parapriu vrasjes së djemve të familjes Mulliri
Kronologji
Pesë vjet më parë, fshati Vidohovë u trondit nga një ngjarje makabre. Liljana Mulliri, nëna e tre djemve të vrarë 10 ditë më parë nga Besim Karaj, u arrestua kur në një pus në fshat u gjetën eshtrat e një fëmije 7-vjeçar të deklaruar të zhdukur. Liljana Mulliri rezultoi të ishte autore e masakrimit të fëmijës së familjes Xhihani, Albertit. Ajo e kishte copëtuar trupin me sëpatë dhe e kishte hedhur në pus. Eshtrat u gjetën tre vjet pas krimit të ndodhur në vitin 2003 në shenjë hakmarrjeje ndaj xhaxhait të fëmijës, me të cilin gruaja kishte pasur një lidhje jashtëmartesore. Gruaja ndodhet në burg dhe është dënuar me 25 vjet heqje lirie.
#