Viktor Canosinaj edhe shqiptarët pjellë biblike!
17/04/2005 Foto file te kultura- horriada
Pasi diktatura na mbushi mirë e mirë me plot virtyte, e harruam pjesën e “keqe”. Rrojtëm veç me edukimin idilik, gjysmë njeriu. Me shembjen e diktaturës pamë që ishim hajdutë, trafikantë, vrasës, mashtrues…pak më përtej, me racë kishim qenë kusar, rrëmbyes grash, cuba…, por dhe të fortë në gjak. Në këtë pjellë biblike, ku njeriu është gatuar për të mirën e të keqen, shkrimtari Viktor Canosinaj ngre romanin e tij “Një copë tokë nën qiell”, që u promovua dje, në mjediset e “Friend’s book house”. Është rrekur të kapë atë misterin e shprishjes së gjakut ndër shqiptarë, ku kanë ngecur pothuaj gjithë shkrimtarët e kësaj race. Prona dhe liria është përgjigjia e shkrimtarit, pasi ka gërrmuar shumë libra historikë e ka shfrytëzuar shënimet e udhëtarëve të huaj. Prona dhe liria që gjithnjë i është hequr zvarrë, apo i është marrë shqiptarëve me pahir, që e kanë çuar gjithnjë në deregje, të jetojë i dyzuar, ani pse është arketip i një lloji të veçantë, i pa asimilueshëm.
Romani juaj dallon për arketipin, ku rreh në historinë e dy kohëve; shqiptarët si fis dhe shqiptarët pas ’90 si shoqëri në kaos. Pse kjo strukturë?
Mendoj se ne shqiptarët e njohim pak veten tonë, pak historinë dhe shumë pak rrënjët nga vijmë. Nuk mendova që në këtë roman, duke pasqyruar historinë e një fisi fshati pak a shumë të arrij në të përgjithshmen; për të dhënë një panoramë të zhvillimeve historike të Shqipërisë dhe kuptohet kjo e lidhur, ngjeshur në një linjë, që i bashkon të gjitha epokat historike të trajtuara, për të theksuar idenë që në esencë jemi po ata kemi po ato probleme, po atë natyre dhe karakter. Por që nga një epokë historike në tjetrën ka këto veçori të veta, ulje dhe ngritjet.
Lelo Guramadhi, personazhi kryesor, është gati mit në karakter që duket nga veriu ndërsa terreni gjeografik ka atmosferën e jugut. Nga vjen ky dualitet, e cila mund të përbëjë dhe një argument për kritikën?
Personazhe dhe figura të tilla si ajo e Lela Guramadhit, në këtë roman, gjykoj se ka patur Shqipëria e viteve të komunizmit. Madje, ka patur shumë njerëz të lidhur me pronën, lirinë, jetën e vet private që nuk pranuan t’i nënshtroheshin kolektivizmit, ideve të stalinizmit, bashkimit të pronës, nënshtrimit ndaj politikës dhe bënë një rezistencë të fuqishme. Në shumë raste kjo u kushtoi dhe jetën, burgimin, konfiskimin e pasurisë, internimin etj. Në përgjithësi, kam dashur dashur të vë në dukje figurën e shqiptarit, si në Shqipëri të jugut, të mesme apo në veri, karakteri i shqiptarit është po ai. Natyra është po ajo, përveç se mund të ndryshojnë pak në temperamente. Pavarsisht se ngjarjet aty bëhen të dukshme që janë në jug, ideja ka qenë që aty të pasqyrohen të gjitha trevat shqiptare. Sepse pak a shumë historia është e njëjtë në të gjithë vendin tonë, si në këndvështrimin historik ashtu dhe në vitet e komunizimit. Nuk gjykoj që karakteri i një njeriu qëndrestar, i një njeriu të fortë, të lidhur me lirinë dhe pronën do të ndryshonte në jug apo veri.
Ke bërë gërshetim të një romani historik në dy linja; fisi Guramëdhenjve dhe të sotmit, që përkojnë me pas vitet ’90. Duket sikur gjaku është i njëjti, vrasje, zotërime me dhunë, rrëmbime grash, kusari etj. Pse mendoni se mënyra e jetesës shkon me racë?
Nga vëzhgimet e bëra enkas për romanin, kam konstatuar se në kërkim të rrënjëve tona, të origjinës, të të parëve tanë duhen kërkuar difektet që kemi sot, të metat. Nga kjo m’u krijua bindja se ngjarjet tronditëse të pas viteve ’90 nuk janë të sotme, ato janë gjenetike të trashëguara prej brezash. Dhe përpjekja jonë sot është se duhet t’i riparojmë, t’i eliminojmë. Por kjo kërkon sakrifikimin e një brezi të tërë, gjë që nuk është e lehtë. Shumë nga të metat i kemi ne brezi i sotëm, që nga mënyra se si e konceptojmë pronën, kundërshtarin politik, pasurimin etj dhe këto lidhen me njëra-tjetrën shumë. Po t’i vështrosh në histori këto nuk janë gjëra të reja. Dhe duke i shërbyer sa më mirë kësaj ideje; që asgjë nuk është e re, por përsëritet në formë ciklike zgjodha këtë lloj gërshetimi të linjës historike me linjën aktuale pas viteve ’90. Linja të cilat në një moment të caktuar bashkohen, për t’u mbyllur diku nga fundi i romanit në një linjë të vetme. Këtë e bëra dhe nga ideja për t’i dhënë romanit një larmi, për ta bërë më tërheqës në lexim, për të mos rënë në monotoni.
Pse i konsideron si shprishje të fisit qoftë 50 vitet e diktaturës ashtu dhe vitet pas ’90-ës, duke u hedhur më pas në anën historike?
Mendoj se pas viteve ’90 ishin pasoja të viteve të komunizmit. Nga ky 50 vjeçar dolën njerëz me karakter të shprishur, u prish familja, fisi, si pasojë e politikës, presionit ideologjik. Ne pamë befas të shpalosej para syve tanë një njeri krejt tjetër. Ishin mite që na I kishin mësuar nëpër libra se shqiptarët kanë vetëm anë të mira, virtyte, vetëm besë etj, pra kishim mbushur veten me mburrje dhe lavd. Por me rënien e komunizmit na dolën ca veti që ne nuk i kishim njohur, u befasuam me veten tonë, nuk e njihnim më. Plasën sherre e vrasje për pronën, gjakmarrje, u trafikuan njerëz femrae fëmijë, u grabit prona e tjetrit. Ishin gjëra që askush nuk i kishte menduar duke pasur një pamje idilike për veten tonë. Njerëzit u shfaqën të shfytyruar, me shumë vlera të humbura, u prishën ekuilibrat që mbanin gjallë jetën shpirtërore p. sh brenda fisit të Lelo Guramadhit fëmijët iu kundërvunë njëri-tjetrit, dhe babait më vonë, nipat iu kundërvënë gjyshit gjë që solli këtë shprishje të gjakut. Duhen breza të tërë t’u rikuperuar. Kjo nuk është gjë e re, dhe që ndodh papritmas. Edhe më parë ka ndodhur, po ta shohim në vështrimin historik. Por kjo e fundit ishte me pasoja më fatale sidomos për fisin dhe familjen.
Po finalja e romanit?
Mediumi i romanit është dashuria për tokën, pronën dhe për lirinë tënde para çdo prove të vështirë që të vjen, dhune dhe ndalimi të të gjitha formave. Secili duhet të ketë një pronë të vetën. Nëse do të ishin këto, atëhere vjen vetvetiu një shtet i fuqishëm, popull i fuqishëm dhe liria bëhet vetvetiu më e paprekshme, më e pacënueshme. Kam dashur të theksoj se pavarsisht ngjarjeve që ndodhën gjatë periudhës së komunizmit dhe pas viteve ’90 si braktisja e fshatit, tjetërsimi i pronës, largimi dhe armiqësimi i njerëzve, për shkaqe nga më të ndryshmet duke përfshirë këtu edhe politikën, prap nuk kanë mundur ta çrrënjosur tek njerëzit idenë për t’u lidhur me tokën dhe me pronën. Ashtu siç ndodh me personazhin e romanit.
Të intereson lexuesi kur ju jep mendim për librin, ashtu si gjithë shkrimtarëve, por nga ana tjetër a beson tek kritika, ajo profesionale?
Besimin e kam të patundur tek lexuesi dhe, kjo nuk do të thotë se nuk vlerësoj kritikën profesioniste dhe vlerësimet e tyre. Por mendoj se është krijuar një situatë sa zor se mund t’i besohet më vlerësimeve që bëhen apo konkurseve. Kështu në mungesë të kësaj, të këtij vlerësimi serioz profesional mbetet vlerësimi i lexuesve. Sepse është i sinqertë i pa interes, ndoshta jo në formën profesionale por ama ka një mendim, që ka ardhur si pasojë e një leximi, së cilës i ka kushtuar kohë, ka ndjerë një kënaqësi dhe më pas më ka dhënë një vlerësim. Por them se jam në një fazë që kam ende për të dhënë, dua të nis gjithmonë diçka të re. Ndoshta një ditë do të vijë dhe vlerësimi profesional, i një kritike profesionale. Cilido qoftë ky vlerësim e pres.