E Diel, 1 Nëntor 2026

Malltezi: Nuk kam gisht në prishjen e ndërtimeve në Jalë

Koordinatori i projektit të Jalës në Bankën Botërore, Jamarbër Malltezi në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës ka thënë se në projektin e Bankës Botërore nuk përfshihet asnjë plan për prishjen e banesave dhe ka theksuar se nuk i ka dhënë asnjë udhëzim policisë ndërtimore.
Malltezi më tej një intervistë shpjegon se gjithccka në lidhje me prishjen e ndërtimeve në bregdet ka të bëjë me vendimet e policisë së ndërtimit të cilat nuk janë dhënë prej atij vete. Dhe gjithccka tjetër që ka të bëjë me rrëzimin e ndërtimeve të cilat sipas Malltezit kanë nisur që në 2004 janë ccështje e brendshme e Bankës Botërore. Drejtuesit më të lartë të Bankës Botërore pranuan se janë bërë gabime serioze lidhur me projektin për zhvillimin e zonës bregdetare në Jalë dhe deklaruan se Banka po lëviz me shpejtësi për të përmirësuar procedurat dhe ndihmuar familjet në fshatin Jalë, shtëpitë e të cilave u prishën gjatë zbatimit të projektit. Drejtori i Bankës tha se gabimi ishte skandaloz dhe premtoi se Banka nuk mund të lejojë që kjo të ndodhë përsëri.Ndryshe nga disa lajme të shtypit, thuhet në komunikatën e Bankës Botërore, asnjë zyrtar qeverie, pjestar i Njësisë për Bashkërendimin e Projektit apo pjestar i stafit të Bankës, nuk është nën hetim për korrupsion nga departamenti i Bankës për Integritetin Institucional.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›