E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi:Nuk pendohem për heshtjen për dosjet

Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi se nuk ka asnjë lloj pengu për heshtjen ne lidhje me ligjin e dosjeve dhe se ka qene një vendim i qartë dhe i ekspozuar në të drejtën kushtetuese. "Nuk diskutohet për vullnete individuale, janë pozicione insitucionale dhe vendimet e maturuara nuk japin shanse për pendesë. Ka qenë një vendim, i qartë,i ekspozuar me të drejtën kushtetuese që ka Presidenti i Republikës. Unë konstatoj se të gjithë insitucionet e faktorit politik kanë mbajtur pozicionin e qartë duke respektuar themelet e shtetit ligjor dhe Kushtetuetën", u shpreh Presidenti.Këto komente presidenti Topi i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij slloven Danilo Turk.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›