E Diel, 1 Nëntor 2026

Malltezi: Studentet kerkojne doktoratura, por cilesia nuk eshte e kenaqshme Eljona Ballhysa

Zevendes dekania e Fakultetit te Shkencave Sociale, Orinda Malltezi ne nje interviste per gazeten “Koha Jone” flet per strategjine e ndjekur nga ky Fakultet per zhvillimin e kerkimit shkencor. Malltezi ben te ditur se Fakulteti i Shkencave Sociale ka nje organizim te strukturuar te sistemit te kerkimit, pasi jane ngritur laboratore e qendra kerkimore si per shembull: Qendra e Studimeve Gjinore, Edukimi special etj, te cilat kane per qellim zhvillimin e kerkimeve ne fushat specifike. Po keshtu sipas Malltezit departamentet e Fakultetit te Shkencave Sociale hartojne cdo vit plane mesimore dhe projekte, te cilat ndikojne dhe nxisin ne permiresimin e kerkimit shkencor. Nje here ne vit departamentet propozojne ndryshime ne kurrikula apo programe lendesh me qellim permiresimin e mesimdhenies ne fushat specifike, te cilat i vijne ne ndihme shoqerise. Gjithsesi, veren ajo, studimet per orientimin e kurrikulave ne permbushjen e nevojave te se ardhmes te shoqerise dhe ekonomise shqiptare jane te pakta dhe ne nivele departamenti. Po keshtu Malltezi ben te ditur se interesi i studenteve eshte i larte ne drejtim te aplikimit per doktorature, por punimet e doktoratures jo te gjitha jane cilesore. Por kjo sipas zevendes dekanes varet edhe nga studente te ndryshem, se sa vullnet kane ato per te nxjerre nje produkt cilesor qe t’i sherbeje shoqerise ne te ardhmen.

Ku konsiston strategjia juaj per te zhvilluar kerkimin shkencor ne Fakultetin e Shkencave Sociale?

Kerkimi shkencor eshte nje proces i vazhdueshem i cili nuk ka nje perfundim te vetem por nje zhvillim te vazhdueshem me qellime dhe objektiva te qarta te cilat cojne drejt nje reformimi te pritshem. Edhe ne vendet me te zhvilluara kerkimi shkencor zhvillohet dhe permiresohet nepermjet produkteve gjithmone e me cilesore. Kapacitetet e zhvillimit te kerkimit shkencor ne Shqiperi jane te kufizuara pasi edhe vete burimet jane te tilla ne krahasim me vendet me te zhvilluara gjithsesi kjo nuk pengon zhvillimin e ketij kerkimi ne lidhje me nevojat e shoqerise dhe shkences ne Shqiperi. Fakulteti i Shkencave Sociale ka nje organizim te strukturuar te sistemit te kerkimit, ne kete Fakultet jane ngritur kapacitete institucionale te kerkimit si laboratore, qendra kerkimore si per shembull: Qendra e Studimeve Gjinore, Edukimi special etj, te cilat kane per qellim zhvillimin e kerkimeve ne fushat specifike. Gjithashtu departamentet e Fakultetit te Shkencave Sociale hartojne cdo vit plane mesimore dhe projekte, te cilat ndikojne dhe nxisin ne permiresimin e kerkimit shkencor. Nje here ne vit departamentet propozojne ndryshime ne kurrikula apo programe lendesh me qellim permiresimin e mesimdhenies ne fushat specifike, te cilat i vijne ne ndihme shoqerise. Gjithsesi studimet per orientimin e kurrikulave ne permbushjen e nevojave te se ardhmes te shoqerise dhe ekonomise shqiptare jane te pakta dhe ne nivele departamenti. Per kete qellim pjese e strategjise se Fakultetit tone eshte nxitja e studimeve me te detajuara dhe me shume perfshirese me qellim arritjen e rezultateve sa me te prekshme. Projektet dhe aktivitetet e tjera qe lidhen ne menyre direkte me kerkimin shkencor jane: sondazhet, konferencat, seminaret, simpoziumet, botime ne revista shkencore, leksionet e hapura, shkembime eksperiencash me institucione te ngjashme brenda dhe jashte vendit, etj. Ne Fakultetin tone keto aktivitete me qellim zhvillimin e kerkimit shkencor jane te organizuara nga departamentet te mbeshtetura nga Keshilli i Fakultetit. Vitet e fundit pese departamentet e Fakultetit te Shkencave Sociale kane parashikuar dhe zhvilluar te gjitha aktivitetet e lartpermendura rreth dy here ne vit. Keto aktivitete nuk kane dhene ndikim vetem ne stafet akademike por kane ndikuar edhe ne zhvillimin e mendimit kritik te studenteve dhe publikut te interesuar. Vleresimi i kerkimit behet nga instancat me te larta te institucionit tone si Keshilli i Fakultetit, gjithashtu organizatoret hartojne raporte perfundimtare te cilat na njohin edhe me produktet konkrete, qendrueshmerine e tyre si edhe na perballin me vendime ne lidhje me nevojat per tu vazhduar apo zhvilluar ne forma te tjera. Fushat ne studimet Doktorale jane te mire percaktuara nga departamentet te cilet orientojne studentet, ne fusha te cilat kerkojne me shume studim si edhe kane nevoje per nje rikonceptim dhe zhvillim te metejshem.

Si paraqitet interesi i studenteve per kete fushe?

Interesi i studenteve vecanerisht per studimet Doktorale eshte i madh por cilesia apo produkti perfundimtar nuk jep rezultate te kenaqshme ne te gjitha rastet. Rezultate te kenaqshme pergjithesisht vijne nga studente te cilet kane qellime dhe objektiva te qarta. Puna cilesore e studenteve eshte e lidhur ngushte me qellimet e tyre. Nese qellimi eshte thjesht marrja e nje diplome edhe rezultati si rrjedhoje do te jete i dobet, nese qellimi dhe vullneti i studentit eshte arritja e rezultateve te larta si edhe sjellja e nje risie atehere edhe studimi do te jete cilesor dhe shkencor. Gjithsesi duhet theksuar se disa punime jane shume cilesore dhe kane hapur rrugen per zhvillime te metejshme. Me qellim rritjen e cilesise se studimeve doktorale Fakulteti jone ka krijuar disa kritere dhe standarde ne perputhje me udhezimet e Ministrise te cilat mundesojne dhe nxisin permiresime te dukshme ne studimet doktorale.

Cilat jane pikat kerkimore ku jeni fokusuar dhe qe kane interes per publikun?

Fakulteti i Shkencave Sociale perfshin pese departamente te cilat kane edhe fusha specifike studimi, departamenti Psikologji-Pedagogji, departamenti i Shkencave Politike, departamenti i Punes Sociale, departamenti i Sociologjise dhe departamenti i Filozofise. Te gjithe departamentet kane planet e tyre per zhvillimin e kerkimit shkencor ne fushat e tyre, disa nga aktivitetet te cilat kane pasur interes te gjere per publikun jane sondazhet e kryera ne fushen e shkencave politike, ne fushen e barazise gjinore, etj. Gjithashtu disa nga konferencat e organizuara nga Fakulteti jone kane terhequr vemendjen e publikut dhe disa nga tematikat me te ndjekura jane: zhvillimi i arsimit te larte, korrupsioni i pare ne kendveshtrime te ndryshme, urbanizimi, zhvillimi gjinor, integrimi i gruas ne tregun e punes, integrimi Evropian, etj.

Cfare do te synoni te arrini nepermjet punes suaj?

Organizimi i Fakultetit ne lidhje me kerkimin shkencor eshte i qarte dhe permiresimi i dukshem, megjithese duhen marre ne konsiderate kufizimet ne burime. Krijimi i disa standardeve nga ana e Fakultetit tone ka ndikuar ne permiresimin e punes per kerkimin shkencor, kriteret dhe standardet lidhen ndjeshem me produktin perfundimtar te cdo studimi apo aktiviteti shkencor si edhe me vazhdimesine ne terma afatgjate. Kompleksiteti i problematikave ne shoqerine tone si edhe sasia e fushave te ndryshme qe mbulohen nga Fakultetin jone ka cuar drejt nje strukturimi logjik te punes e cila ka dhene produkte konkrete ne cdo studim. Synimi jone eshte rritja e laboratoreve dhe qendrave kerkimore ne te gjitha fushat e Fakultetit tone. Vlen per tu permendur fakti se rrjetezimi i institucionit tone me institucione te ngjashme brenda dhe jashte vendit eshte duke u rritur dhe sfida jone nuk mbetet vetem rritja ne sasi por edhe sjellja e produkteve te reja dhe vijimesia e bashkepunimit. Fakulteti jone gjithashtu ka akses ne biblioteka nderkombetare elektronike por per te pasur nje cilesi me te madhe te kerkimit shkencor kerkohen me shume burime dhe ne kete drejtim po bashkepunohet me rektoratin si edhe me Ministrine e Arsimit dhe Shkences.

Ka pasur kritika nga drejtues te Ministrise se Arsimit per mungesen e angazhimit te Universiteteve persa i perket zhvillimit te kerkimit shkencor, ju si i pergjigjeni ketyre kritikave?

Kritika nuk ka patur por kemi zhvilluar takime te ndryshme ku kemi diskutuar per problematika te ndryshme si edhe kemi shprehur shqetesimet tona ne lidhje me kerkimin shkencor duke kerkuar mbeshtetje te metejshme nga Ministria. Kerkimi shkencor kerkon burime te shumta te cilat mungojne ose jane te pamjaftueshme per te dhene rezultate te kenaqshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›