Tiranë përplasen dy makina, njëra përfundon në Lanë
TIRANË- Aksident në kryeqytet. Përplasja e dy makinave në afërsi të lumit Lana, përballë pallateve Agimi, fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima. Mësohet se nga përplasja njëra prej makinave ka “fluturuar” në lumin Lanë, ndërsa mbrapa ka lënë një trafik të rënduar. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ndërsa mbeti i plagosur vetëm njëri prej drejtuesve.
Forca të shumta policie u mblodhën në vendngjarje, duke bërë të mundur fillimisht nxjerrjen e makinës nga ujrat e lumit Lanë. Blutë e kryeqytetit punuan edhe për të zhbllokuar trafikun e rënduar në këtë zonë.
Nuk dihen ende identitetet e drejtuesve. Sipas policisë po punohet edhe për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
(m.a/BalkanWeb)