Kantrimen Ka rendesi qe qeveria e Kosoves te bashkepunoje me cdo hetim

Ne nje interviste per Zerin e Amerikes Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Evropen Tom Kantrimen thote se akuzave qe ngre raporti i Dik Martit per trafikim drogash armesh apo qeniesh njerezore u duhet kushtuar nje vemendje me e madhe. shte e rendesishme thote zyrtari i larte amerikan qe qeveria e Kosoves te thote dhe te beje ashtu sic thote se do te bashkepunoje plotesisht me cdo hetim te mundshem.
Zeri i Amerikes Pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise pritej qe shume vende qe kishin hezituar deri atehere do te fillonin te njihnin Kosoven. Kjo nuk ndodhi. Perse sipas jush
Tom Kantrimen Ka shume elemente te pavaresise se Kosoves qe jane te paprecedente per komunitetin nderkombetar. Ishin pikerisht keto ceshtje qe shqyrtoi me kujdes Gjykata Nderkombetare dhe qe mori vendimin qe per mendimin tone ishte vendim i drejte qe shpallja e pavaresise nuk ishte e paligjshme. Mbi 70 vende e kane njohur Kosoven dhe mendoj se do te kete te tjera ne te ardhmen ndersa vendet e ndryshme shqyrtojne nga ana e tyre vendimin e Gjykates Nderkombetare. Kosova ka nevoje te vazhdoje ti tregoje botes se jo vetem qe ka nje qeveri te efektshme por qe po ngre institucionet qeverisese ne nje menyre te tille qe te respektoje premtimet per mbrotjen e te drejtave te te gjitha grupeve etnike ne Kosove dhe qe po mban premtimin per ndertimin e nje shteti ligjor dhe te nje qeverie te pastert e transparente. Une kam besim se sa me shume perparim te kemi ne keto ceshtje aq me shume do te kemi edhe njohje. Ne kemi te njejtin synim nje Kosove qe njihet plotesisht nga te gjitha institucionet nderkombetare. I takon Kosoves te beje jo vetem fushaten diplomatike por te vazhdoje perparimin e brendshem per te bindur vendet e tjera.
Zeri i Amerikes Si nje shtet i ri Kosova ndeshet me sfida te shumta. eshtjet jane komplikuar me tej nga raporti i fundit i raportuesit te Keshillit te Evropes Dik Marti ku kryeministri i vendit akuzohet per krime mizore. Sa e ka demtuar Kosoven ky raport sidomos procesin e njohjeve te saj
Tom Kantrimen Fillimisht dua te them se ne i marrim seriozisht raportet e Keshillit te Evropes. Ai permban akuza dhe informacione qe duhet te hetohen. do fakt i ri cdo deshmi e re qe permendet ne raport duhet tu jepet organeve hetuese. Organi i duhur hetimor per kete eshte EULEX-i. I takon qeverive te Shqiperise Kosoves dhe Serbise te bashkepunojne plotesisht ne se do te kete hetime. Ne do ta mbeshtesim kete si te na kerkohet. Por une dua te theksoj dicka tjeter. Pjesa kryesore e vemendjes i eshte kushtuar akuzave per trafikim organesh qe jane krime mizore sic u shprehet ju por po ashtu i duhet kushtuar vemendje edhe ceshtjeve te tjera qe ngre raporti si trafikim drogash armesh apo qeniesh njerezore per prostitucion apo pune te detyruar. Keto jane aktivitete qe jane kryer nga te gjitha grupet kriminale ne Ballkan gjate viteve te fundit. Keto nuk jane akuza te reja nuk perbejne sensacion por ato i shkaktojne dem te madh ekonomise dhe shoqerise se Kosoves dhe fqinjeve te saj. Une do te doja te shikoja qe edhe ketyre akuzave tu kushtohej e njejta vemendje dhe do te doja te shihja veprime me te forta nga te gjitha shtetet ne rajon kunder aktiviteteve te krimit te organizuar.
Zeri i Amerikes Ne raportin e tij Dik Marti thote dhe po citoj se agjenci rendi perfshire FBI-ne ne Amerike kane pergatitur raporte te besueshme rreth aktiviteteve te paligjshme te Grupit te Drenices. A kane patur Shtetet e Bashkuara informacione per keto aktivitete
Tom Kantrimen Kur dhe ne se zoti Marti kerkon bashkepunimin e agjencive amerikane te rendit ai do ta marre ate.
Zeri i Amerikes Te premten Patriarku i Kishes Ortodokse Serbe Irinej tha se krimet e tmerrshme u ndihmuan nga heshtja e komunitetit nderkombetar dhe se zyrtare te huaj pa dyshim e dinin se cfare po ndodhte dhe kane mbyllur syte. Si u pergjigjeni ketyre komenteve
Tom Kantrimen Se pari une kam respekt te madh per Hiresine e tij Patriarkun. Se dyti nuk ndihmon qe kjo ceshtje te kthehet ne nje ceshtje etnike. Kriminelet nuk kryejne krime pse jane shqiptare serbe apo kroate. Ata i kryjene keto akte pse jane kriminele. Dhe nevoja reale per hetim nuk eshte per ta kthyer kete ne nje ceshtje nacionalizmi apo ne nje ceshtje ballafaqimi mes dy grupeve etnike qe duhet te jetojne se bashku ne Kosove. Aresyeja e hetimit eshte per te gjetur pergjegjesine individuale dhe per te shmanagur idene se kolektivisht te gjithe shqiptaret apo te gjithe serbet apo ndonje grup tjeter etnik jane pergjegjes per krimet e disa individeve. Se treti nuk besoj se eshte e drejte te thuhet se dikush ka mbyllur syte perpara ketyre aktiviteteve. Ka patur hetime ne te kaluren. Nuk ka patur te dhena te mjaftueshme per te ngritur akuza penale ndaj dikujt. Ajo qe eshte e rendesishme ne raportin e Dik Martit eshte se ai thote se ka te dhena te reja. Dhe ne se eshte keshtu ato duhet te hetohen. Ne se te dhenat e reja jane te mjaftueshme per te ngritur akuza ndaj dikujt kjo eshte nje gje qe nuk e dime per momentin.
Zeri i Amerikes A ka ndikuar raporti ai i ka demtuar ai marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe qeverise se Kryeministrit Thaci
Tom Kantrimen Une do te thoja jo. Une jam i interesuar qe kjo te mos demtoje marredheniet e qeverise se Kosoves me pjesen tjeter te botes. shte e rendesishme per qeverine e Kosoves te thote dhe te beje ashtu sic thote se do te bashkepunoje plotesisht me cdo hetim te mundshem. Ajo qe shkakton dem eshte kalimi ne sulme personale ndaj zotit Marti apo ndonje burimi tjeter. Keto sulme personale qe mund te interpretohen si kercenim thjesht perforcojne besimin qe njerezit jashte Kosoves mund te kene ndonese pa aresye por nje qendrim i tille perforcon idene se kunder njerezve qe bejne akuza te tilla do te perdoret dhuna. Dhe kjo nuk e ndihmon imazhin e Kosoves.