E Diel, 1 Nëntor 2026

Update/ Shkon ne 6 numri i te vdekurve nga sulmi me arme zjarri ne Liezh

Ka shkuar në 6 bilanci i personave të cilët kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri dhe granatë në qytetin Liezh të Belgjikës. Mediat vendase raportojnë se më shumë se 70 persona kanë mbetur të plagosur, përfshi një të porsalindur.

Një atentator, i identifikuar si Nordine Amrani, hapi zjarr nga çatia e një ndërtese, nga ku hodhi edhe një granatë drejt stacionit të populluar të autobuzit. Ai vrau veten pasi përfundoi municionet.

Amrani kishte precedent penal për zotërimin e paligjshëm të armëve të zjarrit, ndërsa ishte dënuar me pesë vjet burg për këtë akuzë, ndonëse kishte kryer vetëm gjysmën e dënimit.

Autoritetet kanë përjashtuar pistën e terrorizmit si një arsye e mundshme e masakrës. Raportet fillestare folën edhe për dy persona të tjerë të armatosur që bashkëvepruan në sulm, por komunikata zyrtare e policisë qartëson se Amrani veproi i vetëm.

Bilanci tragjik mund të rritet më shumë në orët në vazhdim, pasi shtatë të plagosur janë në gjendje kritike për jetën. Rrugët në qendër të qytetit janë mbyllur.

Qyteti i Liezhit në vigjilje të festave të fundvitit pret rreth 1.5 milionë vizitorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›