Mançini, hija e Pep mbi teknikun e Sitit

TIRANE-Dy "Robertët" e Premier Ligës duket se nuk po kalojn.ë kohë të lumtura. Ndërsa Çelsi i Di Mateos bëri një hap të madh drejt kualifikimit në të tetat e finales, pas fitores 3-2 ndaj Shaktjorit, Siti i Mançinit duket me një këmbë jashtë këtij turneu, ndonëse në kampionat duket sërish në gjendje të shkëlqyer. E megjithatë, hija e Pep Guardiolës duket se po ndjek gjithnjë e më shumë dy trajnerët italianë, sidomos Mançinin. Nëse në fillim ish-trajneri i Barçës dukej pranë pankinës së Çelsit, dje mediat angleze shkruanin se ai është gjithnjë e më shumë drejt Mançester Sitit. Edhe vetë agjenti i teknikut, Hoze Maria Orobitg, ka thënë se portat mbeten të hapura për të gjithë dhe se Guardiola do të vlerësojë çdo ofertë që do të ketë për sezonin e ardhshëm. Abramoviç duket i fiksuar me ish-trajnerin e Barcelonës, të cilin u përpoq ta bindte gjatë gjithë verës së shkuar, ndërkohë që Siti, pasi ka marrë disa ish-drejtues të klubit katalanas, kërkon tashmë edhe njeriun që fitoi gjithçka në stolin e Barçës. Për momentin, stoli i Mançinit duket solid te kampionët e Anglisë, pasi, përpos pozitave në Champions, skuadra është vetëm 2 pikë larg Mançester Junajtid në kampionat dhe nuk njeh ende humbje.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)