Malouda nënshkruan kontratë të re me Çelsin
Çelsi ka konfirmuar se mesfushori Florent Malouda ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me ekipin. "Klubi i Çelsit konfirmon se Florent Malouda ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare, në bazë të marrëveshjes së arritur më herët. Lojtari, i cili ka edhe një vit në kontratën e mëparshme, tani e ka zgjatur besnikërinë e tij ndaj klubit deri në vitin 2012", shkruan në deklaratën zyrtare të Çelsit.
Ndërkohë, Malouda ka thënë: "Arritëm marrëveshje gjatë kohës kur isha në pushime dhe tani kur u ktheva, vetëm nënshkrova dokumentet. Jam vërtet i lumtur, sepse kjo e dëshmon besimin e ndërsjellë ndërmjet skuadrës dhe mua, ndërsa për mua ky është fillimi i një tregimi tjetër".