E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi H1N1,Godo: Nuk ka përhapje në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë Anila Godo është shprehur në studion e "Ora News" se tani për tani në Shqipëri nuk ka përhapje të epidemisë së virusit H1N1 dhe gjendja duket normale për pragun sezonal. Sipas saj për rastet e dyshuara janë marrë konfirmimet që nuk janë me virusin H1N1 por kjo nuk do të thotë që në ditët në vijim të mos ketë raste. Ministria Godo gjithashtu i ka bërë apel qytetarëve që të bëhen aktor që të arrijmë që shfaqja e virusit të jetë sa më i izoluar në Shqipëri. Përsa i përket dërgimin e mostrave në Angli dhe Rumani ministria Godo e ka konsideruar humbje kohe duke u shprehur se këto analiza mund ti bëjnë fare mirë specialistët tanë. Ajo gjithashtu shtoi se laboratori i ri do të fillojë punë në shtator ku theksoi se do të jetë një nga labotatorët më të mirë në europë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›