E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sunderland-i në garë për të marrë Canën

Skuadra angleze Sunderland i është bashkëngjitur garës për të fituar shërbimet e mesfushorit shqiptar, Lorik Cana. Dy skuadrat më të përfolura të cilat kërkojnë shërbimet e kosovarit janë Evertoni dhe Hamburgu, ndërsa po ashtu interesim kanë shprehur edhe Liverpooli, Arsenali dhe Tottenham Hotspur. "Daily Mirror" shkruan se trajneri i Sunderlandit, Steve Bruce, ka kontaktuar me kapitenin e Marseille dhe është i interesuar seriozisht që ta transferojë mesfushorin.
Ndërkohë, Cana duhet të vendosë sa më shpejtë për të ardhmen e tij, por cilado skuadër që e transferon atë duhet të paguajë më shumë se tetë milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›