Kosovë, kërkohet liberalizimi i vizave

Përfaqësues të Shoqërisë Civile në Kosovë u kanë bërë sot thirrje 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të mos lënë Kosovën jashtë procesit të liberalizimit të vizave. Marrëveshja për lehtësimin e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor e lë Kosovën jashtë këtij procesi. Por përfaqësues të organizatave të ndryshme në Kosovë, njoftuan se do t'u dërgojnë apel të gjithë parlamentarëve dhe udhëheqësve evropian që të rishqyrtojnë, siç thuhet, çështjen e lehtësimit të vizave për Kosovën.
Kryetari i Klubit për politikë të Jashtme, Veton Surroi, tha se Kosova e izoluar në procesin e liberalizimit të vizave, do të mbetet e izoluar edhe në proceset tjera drejt integrimit në Bashkimin Evropian.