E Diel, 1 Nëntor 2026

Martens: Opozita duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve

“Kryeministri Berisha ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyer me zbatimin e reformave, të cilat janë shumë të rëndësishme për rrugën evropiane të Shqipërisë.

Unë e kujtoj shumë mirë ditën e fundit të fushatës zgjedhore kur ai u fliste qytetareve me bindje dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatin e atyre zgjedhjeve. Një gjë duhet të pranohet nga opozita që këto zgjedhje ishin të ndershme dhe ajo duhet të pranojë rezultatin e tyre”, tha presidenti i PPE-së.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha u përqendruar tek zgjedhjet e shkuara dhe veçanërisht tek hetimet e mbyllura nga Prokuroria e Shkodrës së fundi, ku nuk u gjet asnjë provë manipulimi. “Ata gjeten përputhshmëri të plotë pasi numëruan çdo votë, pasi këqyren çdo procesverbal, se ka patur zero devijim nga e vërteta dhe realiteti. Dhe ju siguroj që Shqipëria do të votojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme si çdo komb evropian. Ky është angazhimi im  i plote. Sot në Shqipëri ka një demokraci funksionale dhe ajo është një vend anëtar i NATO-s”, theksoi Berisha.

Më tej, ai foli për liberalizimin e vizave dhe masat e mëtejshme të qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Treguesit e kriminalitetit në vendin tonë janë më të ulët se mesatarja e BE.  Këtë vit, Shqipërinë e vizituan 3.5 milionë turistë. Asnjeri prej tyre nuk pati problemin me te vogël në këtë vend”, vijoi Berisha.  /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-17 09:29
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›