Malta bën mrekullinë në Durrës
Shqipëria U-21 humbi 1-2 me Maltën në miqësoren e zhvilluar në “Niko Dovana” (rreth 200 shikues), në një ndeshje shumë ta varfër nga emocionet, përveç momenteve të golave të Januzit për Kombëtaren tonë e Çirkopit e Faruxhias për Maltës, e sidomos therëse ishte humbja e penalltisë nga ana e Karabecit për Shpresën tonë. Pjesa e parë ishte thuajse nën dominimin e Shpresës sonë, që shpërdoroi dy-tri mundësi të mira, përveç momenteve të penalltisë së humbur nga Karabeci e golit të Januzit, ndërkohë që në të dytin thuajse formacioni i drejtuar nga Bushati-Pano, ishte inekzistent në fushë. Në pjesën maltezët morën në dorë takimin dhe arritën të fitonin 2-1.