Malta i jep fund ndalimit të divorceve

Kryeministri i vendit, Lawrence Gonzi - i cituar nga gazeta “Times of Malta” - e ka pranuar publikisht humbjen. Gonzi është shprehur se rezultati i referendumit nuk ka qenë ai që personalisht ka dëshiruar, por vullneti i popullit duhej respektuar dhe Parlamenti do të hartonte një ligj për përfshirjen e divorcit.
Maltezët kanë shprehur qartë vullnetin e tyre, pavarësisht një fushate intensive nga ana e Kishës katolike, e cila dje në mbrëmje - përpara se të mbyllej procesi i votimit - ka dalë publikisht me një qëndrim ku u shprehte keqardhje votuesve, për shkak të lëshimit të deklaratave “fyese apo të paqarta” nga ana e disa prej klerikëve të saj.
Kreu i lëvizjes “PO divorcit”, Jeffrey Pullicino Orlando, u shpreh se ky rezultat është domethënës, ngaqë e shpie Maltën drejt një periudhë të re, ku Shteti dhe Kisha më në fund ndahen në qëndrimet e tyre, shkruan “La Stampa”./Start/
2011-05-29 13:54