E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mlladiç mohon të ketë pasur rol në masakrën e Srebrenicës

“Ai tha se çfarëdo të jetë bërë në Srebrenicë, nuk kishte të bënte me të. Ai ka shpëtuar kaq shumë gra, fëmijë dhe luftëtarë…Urdhri i tij ishte që së pari të evakuohen të plagosurit, gratë dhe fëmijët, vetëm pastaj luftëtarët. Ai nuk kishte të bënte me ata që e bënë masakrën pas shpinës së tij”, theksoi i biri i Ratko Mlladiçit, Darko.

Darko Mlladiç bëri këtë deklaratë një ditë para se i ati të paraqesë një ankesë për transferimin e tij në Gjykatën e Hagës.

Masakra e Srebrenicës (7500-8300 burra dhe djem myslimanë të vrarë) është kryer të muajin korrik të vitit 1995 dhe përbën masakrën më të rëndë në Evropën e pas Luftës II Botërore.

Masakra e Srebrenicës përbën një prej akuzave kyçe për të cilën është arrestuar Mlladiç. 69-vjeçari u arrestua të enjten pas plot 16 vitesh në arrati./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-29 15:13
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›