Karzai viziton Turkmenistanin

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka vizituar Turkmenistanin sot, në një udhëtim që fokusohet në thellimin e marrëdhënieve ekonomike.
Asosiejtd Pres, raporton se Karzai ka mbajtur takime me Presidentin turkmen, që përfundon me një marrëveshje në tentativë për të ndërtuar një hekurudhë që e lidh Afganistanin me Turkmenistanin.
AP gjithashtu ka cituar presidentin turkmen, duke thënë se linjat e energjisë elektrike që do të ndërtohen në fund të vitit 2012, do t`i krijojnë mundësi Turkemenistanit që të furnizojë Afganistanin deri në 70 % të energjisë elektrike që e ka të nevojshme.