Zgjedhjet presidenciale, Obama nis fushatën në Ohajo
SHBA- Presidenti Barak Obama nisi dje në Ohajo fushatën për rizgjedhjen e tij në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Fjalimi që presidenti mbajti në një shkollë të mesme në periferi të Ohajos dhe që shënon fillimin e udhëtimeve të tij të fushatës për këtë vit, konsiderohet si tepër i rëndësishsëm për rizgjedhjen e tij.
Presidenti Obama theksoi arritjet kryesore të administratës së tij, përfshirë miratimin e reformës financiare dhe asaj të shërbimit shëndetësor, përfundimin e luftës në Irak dhe ndryshimin e rregullores për homoseksualët që shërbejnë në ushtri.
Presidenti Obama tha se mbetet ende punë për t’u bërë dhe se problemet e tre viteve të fundit nuk ndodhën brenda një nate dhe prandaj as nuk do të zgjidhen brenda një nate. Obama i filloi veprimtaritë për fushatën e 2012-ës dje, me një telekonferencë me pjesëmarrësit në votimet paraprake të Ajovës.
(el.me/news24/BalkanWeb)