Ministria e Transporteve: Do të vazhdojmë ndërtojmë rrugë, në shërbim të infrastrukturës në vend
MPPTT reagon ndaj deklaratave të deputetit “pekinez” Erjon Braçe
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, reagoi dje ndaj deklaratave të Erjon Braçes, për ndërtimin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës në vend dhe garanton se kjo qeveri vazhdon të inaugurojë rrugë dhe madje edhe të ndërtojë rrugë.
Zëdhënësja e kësaj ministrie deklaroi se projektet e ndërtimit të rrugëve në vend, nuk mund të bllokohen nga lehjet e deputetit “pekinez”, i urdhëruar nga Edi Rama. “Zoti Rama nxori deputetin pekinez për të vazhduar lehjet për projektet e infrastrukturës në Shqipëri. Erjon Braçe u shfaq për të shprehur çudi sepse qeveria vazhdon të inaugurojë rrugë dhe madje dhe të ndërtoj rrugë. I bëjmë të qartë atij dhe Edi Rama, se qeveria vazhdon të ndjekë me të njëjtin intensitet projektin e saj të ndryshimit të infrastrukturës në vend, në përputhje të plotë me programin e mazhorancës, në përputhje të plotë me kërkesat e qytetarëve shqiptarë, në përputhje të plotë me programin e vet financiar”, u shpreh zëdhënësja e MPPTT-së.
Sipas saj, qeveria po ndërton dhe do të vazhdojë të ndërtojë dhe do ta bëjmë këtë me të gjitha rrugët nacionale, me rrugë të qyteteve të mëdha të vendit sa herë do të konstatohet pamundësi apo paaftësi nga ndonjë bashki për t’i shërbyer qytetarëve.
“Qoftë Braçe, qoftë Rama kanë shumë kohë dhe nge në dispozicion për vitet e gjata të opozitës që kanë përpara të ndjekin inaugurimet dhe punimet tona. Shpresojmë që në katër vitet që vijnë të gjejnë qoftë dhe një grimc të vetme realizmi dhe të kuptojnë që politikat e mohimit mund t’i çojnë në 2013 në të njëjtën disfatë që i çuan në 2009”, deklaroi më tej ajo.
Më herët nga selia rozë, deputeti socialist Erjon Braçe deklaroi se të gjitha punimet që u inauguruan në fushatë elektorale nga kryeministri, ishin një mashtrim elektoral.
Ai argumentoi se në zërin ndërtim rrugësh në portualin e prokurimeve publike për 39 akse janë çelur vetëm 1 milionë lekë për secilën dhe po kështu edhe për zërin, sistemim asfaltim, të planifikuara për t’u përfunduar këtë vit. Por, përpos kësaj deklarate të përfaqësuesit të PS, faktet dhe të dhënat konkrete të qeverisë falsin të kundërtën, se në çdo cep të Shqipërisë është punuar gjatë katër viteve, po punohet dhe do të punohet edhe në katër vitet e ardhshme. Ndërsa opozita, ka kohën e duhur në dispozicion, për të ndjekur inaugurimet dhe punimet e qeverisë “Berisha 2”.
...