E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta PS, Ambasada SHBA: Tubimi të jetë paqësor

TIRANE- Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe tubimit për të gjithë njerëzit.

Reagimi vjen pak orë para zhvillimit të protestës që Partia Socialiste do të zhvillojë pasditen e sotme përballë kryeministrisë. Protesta do të zgjasë tre ditë.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp të shpërndarë në media Ambasada Amerikan bën thirrje që të ruhet qetësia.
 
“Një shprehje e tillë duhet të jetë paqësore dhe të mos cënojë të drejtat e të tjerëve. I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, si ata që marrin pjesë në protesta edhe ata që kanë përgjegjësi të ruajnë rendin, të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me qetësi dhe respekt.”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›