E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrohja globale "ndal" para takimit të Kopenhagënit për klimën

Procesi i ngrohjes globale duket se ka stopuar në vend. Klimatologët janë të çuditur për faktin se përse gjatë 10 viteve të fundit nuk ka pasur një rritje të temperaturave, sikurse parashikohej. Instituti Meteorologjik i Danimarkës parashikon se në dhjetor, kur do të mbahet në Kopenhagën edhe takimi i famshëm për klimën, temperaturat do të jenë vetëm një gradë mbi normalen e kësaj stine. Temperaturat e planetit kanë ndaluar së u rrituri që nga fillimi i mijëvjeçarit dhe madje sipas shumë ekspertëve edhe ngrohja globale nuk ka pësuar zhvillime këtë vit. Si për ironi, ndryshimet klimatike kanë ndalur pikërisht para fillimit të takimit të Danimarkës, ku qindra politikanë dhe shkencëtarë do të marrin pjesë për të vendosur në lidhje me strategjinë e ardhshme globale, në lidhej me përballjen e me ndryshimet klimatike. Në këto bisedime do të diskutohet fati i miliarda dollarëve që do të përdoren për financime projektesh dhe strategji. Temperaturat e planetit janë shtuar me shpejtësi dhe në mënyrë ritmike në 30 vitet e fundit, madje nga viti 1970 deri në vitet ‘90 janë shtuar me 7 gradë. Aktualisht, sipas shkencëtarëve, duket se ngrohja globale "po bën pushim". Të paktën kjo pretendohet nga klimatologët më të mirë të planetit. Dhe ajo çka është më e çuditshme është fakti se për këtë nuk ekziston ndonjë teori apo argument. Thjesht duhet të përballemi me faktin. Edhe pse temperaturat janë të palëvizshme, kjo mendohet se nuk do të ketë ndikim në efektin afatgjatë të tendencës së ngrohjes globale, por ajo çka ndodh është se ngrihen dyshime në lidhje me modelet e parashikueshmërisë, e ndërkohë është edhe një çështje politike. Për muaj me radhë skeptikët e ndryshimeve klimatike kanë kërkuar transparencë për të dhënat e fundit dhe për sa i përket kësaj të fundit, shumë klimatologë kanë qenë të detyruar t‘i publikojnë ato, madje me një ndjesi turpi. Shkencëtarët nuk dinë të japin ndonjë shpjegim shkencor për atë që po ndodh dhe mbi të gjitha nuk dinë që të bëjnë ndonjë parashikim. Një nga shpjegimet e situatës është se dielli po pëson ndryshime dhe rrezatimi i tij aktualisht është në minimum dhe kjo duket edhe nga numri i vogël i njollave diellore. Sipas llogaritjeve të kryera nga një grup specialistësh në NASA, kjo gjë ka reduktuar edhe aktivitetin diellor, që është edhe shkaku më i rëndësishëm i stanjacionit dhe ndalimit të ngrohjes globale. Një pjesë e shkencëtarëve mendon se pavarësisht asaj që po ndodh momentalisht, temperaturat do vazhdojnë të rriten për sa i përket së ardhmes, por pyetja e madhe është: Kur do të rifillojë kjo gjë sërish?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›