Mamurras, vrasje me armë në lokal dy të vdekur
MAMURRAS- Një vrasje ka tronditur qytetin e Mamurrasit paraditen e sotme. Dy persona kanë gjetur vdekjen nga të shtëna me armë brenda një lokali në një pikë karburanti. Vrasja ka ndodhur rreth orës 11.15 minuta dhe viktimat e identifikuar nga policia janë: 48 vjecari Ndoc Dhima dhe 46 vjecari Vlash Gjeci, të dy nga qyteti i Lacit. NEWS24 raporton se sipas hetimeve paraprake dyshohet se dy personat mund të kenë qëlluar njëri tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)