E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres, grabitet filiali i bankës, autorët me kapele të bardha

DURRES-Një filial banke është grabitur mëngjesin e sotëm në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit.

Nga të dhënat e para mësohet se rreth orës 09:00 dy persona të pamaskuar kanë hyrë në bankë si klientë dhe më pas kanë kërcënuar punonjësit e bankës duke grabitur shumën e parave që kishte në gjëndje.

Brenda një kohe të shkurtër dy grabitësit, të cilët mbanin në kokë kapele të bardha, janë larguar në drejtim të paditur. Ende nuk është bërë e ditur shuma e parave të grabitura, ndërsa policia ka nisur mbledhjen e provave si dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve për të bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorëve.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›