E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veseli nënshkruan për United

Manchester Unitedi ka kompletuar transferimin e Frederic Veselit nga rivali Manchester City.

19-vjeçari me pasaportë zvicerane kalon në Old Trafford, pasi nuk arriti ta sistemojë veten në ekipin e parë të Roberto Mancinit.

“Jam shumë i lumtur dhe është një nder të nënshkruaj për Manchester Unitedin”.

“Mezi pres të filloj, të angazhohem shumë dhe të bëj gjithçka për t`i ndihmuar skuadrës”.

“Po planifikoj t`u tregoj të gjithëve se çfarë mund të bëj në fushë”, ka thënë lojtari me prejardhje shqiptare për faqen zyrtare të Djajve të Kuq.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›