E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon Xhaka me Gladbachun

Aventura e Granit Xhakës në një ndeshje zyrtare me Borussia Monchengladbachun nuk ka nisur në mënyrë pozitive. Edhe pse ishte njëri prej më të mirëve në fazën përgatitore, futbollisti kosovar ka dështuar ta drejtojë mesfushën e klubit gjerman në sfidën e parë serioze, atë të fazës së play-offit të Ligës së Kampionëve.

Tifozëve të Gladbachut iu desh të prisnin plot 5774 ditë për ta parë skuadrën e tyre të zemrës duke luajtur në një eveniment aq të rëndësishëm. Por, ata u ndanë të zhgënjyer me paraqitjen e të dashurve të tyre në humbjen 3:1 në shtëpi nga Dynamo Kiev, ku aktivizohet futbollisti tjetër shqiptar Admir Mehmedi, që hyri në lojë në fund të takimit.

Përpos që nuk arriti ta ndërtojë si duhet lojën, duke e krijuar personalisht vetëm një rast për gol, 19 vjeçari bëri gabim trashanik te goli i dytë i ukrainasve, të cilin e realizoi sulmuesi Andrij Jarmolenko. Sipas trajnerit Lucien Favre, kjo ishte pika kyçe e takimit, pasi që pas rezultatit 1:2, ekipi nga Bundesliga nuk kishte më forcë të rikthehej.

Sigurisht, humbja eventuale në Kiev do t’i shuante shpresat e Gladbachut që t’i fitojë 20 milionë franga zvicerane, të cilat i fiton çdo ekip që merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›