E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City s’do të dominojë

Gary Neville ka këshilluar Manchester Cityn të mos presë të dominojë në Premierligë, pas triumfit në edicionin e kaluar.

City mposhti rivalin Manchester United në bazë të golaverazhit më të mirë dhe fitoi ligën për herë të parë pas 44 vitesh. “Rrallëherë një skuadër dominon në ligë”, tha ish mbrojtësi i Unitedit për BBC Sport.

“Manchester United e ka bërë në vitet e 90-të dhe 10 vitet e fundit. Liverpooli e bëri në të 70-at dhe 80-at. Dominimi është i vështirë. Do të shohim se çka ndodh sezonin e ardhshëm”, u shpreh ai. Neville i ndihmoi Unitedit të fitojë tetë tituj në Premierligë para pensionimit nga futbolli në shkurt 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›