E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man. Junajtid, 1.84 mld usd, klubi më i shtrenjtë në botë

“Forbes”

Revista “Forbes”, një ndër më prestigjiozet në botë, vlerëson se klubi anglez i futbollit, Mançester Junajtid, është emri më i shtrenjti nga pikëpamja financiare në botën e sportit. Sipas “Forbes”, vlera e klubit anglez shkon në 1.84 miliardë dollarë. Në vendin e dytë renditet ekipi “Dallas Kauboys”, që luan në kampionatin e futbollit amerikan. Vlera e ekipit amerikan është 1.65 miliardë dollarë. Mes pesë ekipeve më të shtrenjta në botë janë NY Yankees (bejsboll) 1.600 mld usd, Uashington Redskins (futboll amerikan) 1.550 mld usd, Nju England Patriots (futboll amerikan) 1.361 mld usd. Në mesin e dhjetë ekipeve me vlerën më të lartë financiare hyjnë dhe Real i Madridit (1.323 mld usd) dhe Arsenali (1.181 mld usd). Pjesa më e madhe në dhjetëshen e parë të ekipeve përbëhet nga ekipet amerikane të futbollit e basketbollit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›