Man. Siti, 11 milionë euro për Tierri Henri
Mançester Siti mohoi se ëndërron të blejë Lionel Mesin nga Barcelona, por në listën e dëshirave të klubit anglez është një tjetër lojtar i katalanëve, Tierri Henri. Sipas tabloidit "The People", pronarët arabë në "Istlends" po përgatisin ofertën prej 11 milionë eurosh për sulmuesin francez. Fillimisht Siti kërkonte të afronte Benzema, por në momentin që ky transferim u duk i pamundur, ata e kthyen vëmendjen nga 31-vjeçari. Në këtë sezon, "Titi" ka shënuar 18 gola në të gjitha aktivitetet me Barçën