K. Ronaldo, leksione sprinti tek Usain Bolt
Kristiano Ronaldo do të marrë leksione për të rritur shpejtësinë e vrapimit nga mbreti i atletikës, Usain Bolt. Lojtari më i mirë i vitit 2008 dhe rekordmeni botëror në garat e 100 dhe 200 metrave, do të takohen gjatë verës në Mançester, për t‘u stërvitur. Bolt, i cili njihet për pasionin rreth futbollit, i kishte kërkuar yllit portugez fanellën me numrin 7 me autograf. Ronaldo u shpreh i gatshëm t‘ia plotësonte këtë dëshirë, duke kërkuar në këmbim disa prej "sekreteve" të sprintit.