E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension, Montella-Menez

Nga Express më 22 prill 2011 në ora 10:24

Trajneri i Romës, Vincenzo Montella, dhe mesfushori Jeremy Menez janë përfshirë në një grindje në qendrën stërvitore të mërkurën. E përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka njoftuar se Montella kaloi një çerek ore duke qortuar reprezentuesin francez.

Ai thuhet se shprehu pakënaqësinë e tij për qëndrimin e Menezit prej kur mori drejtimin e ekipit në muajin shkurt. Më herët gjatë këtij muaji, Menez i tha të përditshmes franceze L’Equipe se nuk e ka të qartë pse Montella është duke e lënë jashtë formacionit bazë.

Ai madje ka theksuar se mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës. Menez ka zgjuar interesim nga Juventus, por thuhet se dëshiron të transferohet në Angli.

Liverpool, Arsenal dhe Manchester United besohet të jenë në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij.

Sa i përket Montellas, pavarësisht përkrahjes nga futbollistët kryesorë të ekipit, përfshirë kapitenin Francesco Totti, ai pritet të largohet nga detyra në fund të sezonit pas emërimit në baza të përkohshme, kur zëvendësoi Claudio Ranierin. Alternativat aktuale janë Carlo Ancelotti e Villas Boas, por edhe Roberto Mancini e Walter Mazarri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›