Kasami rrezikon Evropianin U21
I harruar nga Serse Cosmi, por edhe tash nga Delio Rossi. Që pajtim Kasami nuk po kalon momente të mira, kjo u ka rënë në sy të gjithëve. Së fundmi mesfushori shqiptar ka përfunduar në tribunë, pasi që trajneri i ekipit sicilian e preferon më shumë sllovenin Kurtic.
Nga këtu e deri në fund të sezonit, situata duket se do të mbetet e njëjtë, ashtu siç ka filluar kampionati. Ky skenar mund t’i bëjë dëm 19 vjeçarit edhe në nivelin kombëtar. Mosaktivizimi në lojë mund t’ia rrezikojë atij pjesëmarrjen në Kampionatin evropian për grupmoshat U21, i cili do të mbahet në muajin qershor të Danimarkë.
Selektori zviceran Pier Tami, i cili e ka ftuar praktikisht gjithmonë, mund të vendosë që ta lë në shtëpi ish futbollistin e Lazios dhe të Bellinzonas. Në grumbullimin e fundit që e pati Zvicra U21, trajneri Tami thoshte se Kasami është i lodhur dhe i stresuar, për faktin se nuk po gjen hapësira te Palermo.