E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd ndërhyn për Sanchezin

Nga Express më 08 qershor 2011 në ora 16:23

Manchester United mund të transferon sulmuesin e Udineses Alexis Sanchez nga duart e Barcelonës.

Ylli kilian besohej se është në prag të kalimit në Nou Camp por presidenti i Udineses, Franco Soldati ka mohuar të ketë marrëveshje me Barcelonën.

“Nuk ekziston një marrëveshje mes Udineses dhe Barcelonës për shitjen e Sanchezit. Në fakt nuk kemi caktuar ndonjë takim për të diskutuar rreth një transferimi të këtillë”, tha ai.

Ndërsa, tabloidi anglez The Sun ka njoftuar të mërkurën se 23 vjeçari preferon ti bashkohet Manchester Unitedit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›