E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasri mohon largimin nga Arsenali

Nga Express më 08 qershor 2011 në ora 17:45

Mesfushori i Arsenalit Samir Nasri ka mohuar spekulimet se mund të largohet nga Emirates Stadium. Reprezentuesi francez ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në klubin londinez pasi gjatë një interviste të fundit nuk e përjashtoi mundësinë e transferimit në Manchester United.

Por, ish ylli i Marseilles ka shfrytëzuar profilin e tij në rrjetin social Twitter për të qetësuar tifozët e Arsenalit.

“Vetëm dua t’ju them që mos ti dëgjoni gazetat dhe spekulimet sepse unë ju njoftoj kur ndodh diçka”, shkroi Nasri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›