Ronaldo, lamtumirë me fitore

Ronaldo nuk arriti të shënon paraqitjen e tij përshëndetëse për Brazilin me një gol derisa Fred siguroi fitoren 1-0 në miqësore kundër Rumanisë në Sao Paolo.
Selektori i Brazilit Mano Menezes i dhuroi sulmuesit 15 minuta në mirënjohje për arritjet e tij, përfshirë tri çmime të futbollistit më të mirë të vitit në botë dhe dy titujve në Kampionat botëror.
Ai kishte disa raste për të shënuar pensionimin me një gol të fundit por nuk arriti të bënë atë që bëri Fred i cili realizoi golin e vetëm në minutën e 21-të. Pas gjysmë ore lojë, Menezes i dhuroi tifozëve atë që deshën, duke nxjerr Fredin për Ronaldon.
Tre minuta më vonë, Neymar shërbeu mirë 34 vjeçarin por ky i fundit nuk e qëlloi cakun pasi Ciprian Tatarusanu e priti goditjen e tij. Neymar sërish asistoi për Ronaldon në minutën e 39-të por ai goditi mbi portë.
Momenti i lamtumirës erdhi kur ai ishte zëvendësuar në përfundim të pjesës së parë dhe gjatë pushimit iu dhurua një pllakë nga Federata braziliane e Futbollit.
“Kisha raste për të shënuar. Më vjen keq që nuk i realizova. Ju falënderoj të gjithëve për çdo gjë që keni bërë në karrierën time. Kur kam qarë, ju keni qarë me mua. Kur kam buzëqeshur, ju buzëqeshët me mua. Shihemi së shpejti, por jashtë fushës. Jam krenar që jam brazilian”, deklaroi Ronaldo.