Ndalen kryesuesit Lushnja tregon dhembet
Te dielen ndeshjet e javes se 6-te te Kategorise se Pare ku skuadrat e kreut kane vijuar te fitojne me perjashtim te Pogradecit qe bie ne transferte duke u mundur 1-0 ne Gjirokaster ndersa beratasit kane dale me 1 pike nga fusha e Burrelit fale nje autogoli qe kane realizuar po vete por edhe golit te barazimit dhjete minuta para mbarimit te lojes te realizuar nga Bubeqi. Krejt ndryshe Kamza fale nje goli te shenuar me penallti nga Klevis Dalipi mendoi se triumfoi ndaj Apolonise se Fierit por nje eurogol i Metos per skuadren fierake ne minuten e trete te kohes shtese ka vendosur ekuilibrat e nje ndeshjeje mjaft te luftuar nga te dyja palet. Nderkohe Lushnja ka mundur paster 3-0 Bilisht Sportin duke treguar dhembet per rivalet e tjere. Fitore e arte ne transferte per Gramozin.