E Shtunë, 31 Tetor 2026

E fundit: Kryetrajner i Shkëndijës, Zoran Smilevski

Pas dorëheqjes së parevokueshme të ofruar nga Qatip Osmani i cili ishte udhëheqës i “kuq e zinjve”, kryetari i K.F”Shkëndija’79”, Samet Rasimi konfirmoi për Albania-Sport, se kanë qenë në bisedime me Zoran Smilevskin dhe kanë aritur marveshje. “Pas dorëheqjes së Qatip Osmanit nga posti i kryetrajnerit kemi qenë të obliguar që të gjejmë një zëvendësues në këtë postë dhe pas bisedave që patëm me trajnerin e mirënjohur nga Maqedonia Zoran Smilevski brenda një kohe të shkurtër aritëm marveshje,”tha kryetari Samet Rasimi.
Në pesë xhirot e para të kampionatit skuadra e Shkëndijës ka të tubuar vetëm një pikë edhe atë ndaj fenerxhiut , skuadrës së Cementarnicës katër duelet tjera kanë përfunduar me disfata. Smilevski ka marë nën udhëheqje skuadrën e Shkëndijës që nga dita e mërkurë dhe do të ketë kohë dy javë që të stërvit skuadrën dhe të shohë për nga afër se me cfarë skuadre posedon. Premierën kryetrajneri i ri i Shkëndijës do ta ketë në xhiron e gjashtë ndaj skuadrës së Bashkimit në cilësi të mysafirëve.Dhe per fund te cekim se skuadra e Shkëndijës do ti bëjë stërvitjet në stadiumin e vjetër të qytetit në Tetovë.
Edmond Miha gati te pranoje drejtimin e Renoves
Reshat Ibrahimi
I kontaktuar me telefon trajneri i mirenjohur Edmond Miha ka pohuar se eshte i gatshem te pranoje drejtimin e skuadres se Renoves mirepo asnje oferte zyrtare nuk ka aritur deri tek ai. "Edhe pse kam oferta nga klube te ndryshme perfshire edhe nga Azia nese me jepet shans do te qendroje ne Tetove" - ka deklaruar Edmon Miha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›