E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manastir, i vihetflaka një xhamieshuhet menjëherë

MANASTIR- Një zjarr ka përshirë një pjesë të një xhamie në qytetin e Manastirit mbrëmjen e së dielës bëjnë të ditur mediat maqedonase. Fatmirësisht zjarri është lokalizuar shpejt dhe dëmet kanë qenë të vogla.

Agjencia e lajmeve Ina i referohet banorëve shqiptarë të këtij qyteti të cilët dyshojnë se është vepër e një grupi maqedonas të cilët kanë tentuar të djegin xhaminë, në shenjë hakmarrje ndaj ngjarjeve në Kalanë e Shkupit.

Ina citon dhe zëdhënësin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Manastir, Gjoko Strezovski i cili ka pranuar se ka zjarri është ndezur me një letër kartoni  por meqë nuk ka pasur dëme është parë e arsyeshme të mos bëhet publike.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›