E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në Kalapadi penale kundërpërgjegjësve

SHKUP- Ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovska bëri të ditur se policia është duke zhvilluar hetimet e nevojshme për incidentin në Kalanë e Shkupit dhe më pas do të marrë masat e nevojshme.

“Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar. Pasi të kemi të dhëna të mjaftueshme do të ngremë padi kundër personave që janë përgjegjës për incidentin”, ka thënë Jankulovska, duke komentuar incidentin e së dielës në Kala, kur i plagosën tetë persona, në mesin e të cilëve janë edhe ty policë.

Jankulovska nuk ka përmendur ndonjë emër konkret të personave ndaj të cilëve do të ngritët padi.

Lidhur me incidentin në Kalanë e Shkupit kanë reaguar të hënën partitë opozitare të shqiptarëve, Partia Demokratike Shqiptare, Demokracia e Re dhe Partia për Prosperitet Demokratik, e cila ka njoftuar se do ta padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Pasko Kuzmanit, Elizabeta Kamçevës si autor dhe zbatues të këtyre projekteve të gjenocidit kulturor, si dhe ndaj përfaqësuesve të BE-së Maqedoni, Erëan Fouere si sponsor dhe protektor me fonde evropiane të aktiviteteve të gjenocidit kulturor të Qeverisë së Maqedonisë ndaj shqiptarëve.

(e.n/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›