Berluskoni i përgjigjet protestës së grave: Nuk iki!
ROMË- Pavarësisht protestave të mijëra grave që kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit italian Silvio Berluskoni, ky i fundit ka ripërsëritur se do të mbetet në pushtet.
‘Secila grua që ka pasur rastin të më njohë e di konsideratën time ndaj tyre. Unë gjithmonë jam sjellur me kujdes dhe respekt ndaj grave’ :- ka thënë Berluskoni, duke shtuar se ka qënë gjithmonë i veçantë se i ka bërë gratë të ndihen të veçanta. Kreu i ekzekutivit italian theksoi se akuzat ndaj tij për,të cilat nëse gjendet fajtor mund ta çojnë në burg nuk korrespondojnë me realitetin. ‘E pashë mobilizimin partizan kundër personit tim nga të majtët, të cilët përdorin çdo justifikim për të luftuar kundeshtarin, por ata nuk e kanë mundur dot në kutinë e votimit’:- deklaroi Berluskoni duke hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje.
Kryeministri italian aktualisht po përballet me akuzat se ka pasur marrëdhënie intime me një prostitutë minorene. Javën e kaluar prokurorët italian kanë paraqitur zyrtarisht kërkesën për gjykimin e tij
(e.m/news24/BalkanWeb)