E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikel mund të kthehet për Botëror

Federata e Futbollit të Nigerisë ka njoftuar se mesfushori John Obi Mikel mund të rikuperohet me kohë për ndeshjen përgatitore për Kampionatin botëror kundër Kolumbisë që zhvillohet në Londër më 30 maj. Së fundi kishte dyshime rreth paraqitjes së 23-vjeçarit në garën e kësaj vere në Afrikën e Jugut, pas lëndimit në ligamentet e nyjës, javën e kaluar.

“Fatmirësisht, lëndimi nuk i pamundëson atij të luajë në Kampionatin botëror, siç jemi frikësuar”, tha zëdhënësi i Federatës, Ademola Olajire për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›