Bayern, pas Diarrës

Mesfushori i Real Madridit, Mahamadou Diarra kërkohet nga Bayern Munichu. Sipas mediave gjermane, trajneri i gjigantit bavarez, Louis van Gaal është i interesuar ta transferojë reprezentuesin e Malit gjatë afatit kalimtar të verës.
Van Gaal thuhet se është i vetëdijshëm se Diarra mund të shitet në fund të këtij sezoni, pasi nuk zë vend në ekipin e trajnerit Manuel Pellegrini, edhe pse është rikuperuar nga lëndimi afatgjatë. Van Gaal beson se Diarra mund të kthehet në formën e mirë të mëparshme që kishte treguar në Lyon para transferimit në Real.