E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, e dobët

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka thënë se kombinimi i ‘problemit Domenech’ dhe mungesa e talentit do të rezultojë me dështimin e Francës në Kampionatin botëror. Legjenda e Trekolorëve bëri këto komente të ashpra para garës në Afrikën e Jugut dhe tha se futbollistët e tashëm të Kombëtares nuk janë as për afër standardit të gjeneratave të kaluara. Ai po ashtu kritikoi karakterin e selektorit Raymond Domenech.

“Ekziston problemi Domenech. Problem i personalitetit, jo i trajnerit”, tha Platini për Groupe Hersant. “Ai ishte i pashpresë, propozimi i tij pas Euro 2008-s e lëndoi gjithë Francën. Njerëzit ishin të lënduar, të mërzitur dhe ai vjen me fjalët e tij. Ai e ka ditur, e ka pranuar se gaboi dhe kjo ishte e tëra. Por as të jetë vetvetja, ai është selektor i Kombëtares franceze. Detyra e tij është tërësi e familjes franceze të futbollit”, shtoi ai.

Franca u kualifikua me shumë polemika për në Kampionatin botëror, ndërsa Platini beson se aventura e tyre në garë do të jetë e shkurtër. “Nuk i shoh duke fituar, i shoh duke kaluar rrethin e parë. Pastaj do të takohem me Argjentinën ose Nigerinë. Ekipi aktual nuk është në mesin e më të mirëve në botë, e as në mesin e top-treshes. Thjesht Franca ka humbur një gjeneratë të mirë. Për mua, ekipet që janë në krye janë Spanja, Anglia dhe Brazili”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›